Zbulohet arsyeja e udhëtimit të Xheraldinës dhe Agron Vulës në Qipro

Zbulohet arsyeja e udhëtimit të Xheraldinës dhe Agron Vulës në Qipro

09:59, 02/05/2022
A+ Aa A-

Javën që lamë pas, Xheraldina dhe Agron Vula udhëtuan për disa ditë drejt Qipros. Çifti ndanë në rrjete sociale pak momente nga ky udhëtim, por pa na treguar më shumë.

Ditën e sotme në “N’majë t’gjuhës” u zbulua dhe arsyeja e këtij udhëtimi.

Çifti kishin zgjedhur këtë destiancion jo vetëm për pushime por edhe për “punë”. Përmes një reportazhi, ata kishin vendosur të na tregonin benefitet e vendit në fjalë.

Çifti Vula fluturan nga aeroporti i Prishtinës drejt Stambollit, e nga aty drejt Qipros Veriore. Ata vizituan disa nga pikat turistike të zonës duke treguar dhe përshtypjet e tyre. Ajo që ra menjëherë në sy janë padyshimet plazhet e bukura dhe hotelet luksoze.

 

Duke qenë se kjo pjesë e Qipros, i përket Turqisë së sotme, ky është një destinacion perfekt për dashamirësit e kulturës turke. Antalya, Pamukkale apo Bodrum janë kthyer prej vitesh në destinacione të njohura verore, por Xheri dhe Agroni na treguan se të njëjtën kënaqësi na e ofron edhe zona e Qipros Veriore.

Plazhet e bukura dhe të pastër, të shoqëruar me një infrastrukturë që jua bën të lehtë të gjithë udhëtimin, duket se po kthehen në një atraksion. Hotelet e shumëllojshëm dhe luksoz, shumë pranë detit, të japin mundësinë e një pamjeje përrallore nga dritarja e dhomës tuaj.

E dimë që ushqimi është pjesë e rëndësishme e pushimeve. Dhe kuzhina e ofruar në Qipron e Veriut ishte “për të lepirë gishtat”. Gatime të shumëllojshme, duke nisur nga pjatat tradicionale e deri tek miksimet moderne. E siç e përmendëm që kultura turke është gjatë gjithë kohës e pranishme, nuk mund të mungojnë ëmbëlsirat tradicionanale turke apo çaji i pranishëm në çdo vakt të ditës.

 

Mikëpritja është një tjetër element me të cilin u përballën çifti Vula në këtë udhëtim. Vendasit u munduan të kujdeseshin në detaje për vizitorët duke ju ofruar më të mirën e tyre.

Dhe për “merakun” e fundit që mund t’iu ketë mbetur. Për të shkuar në Qipron e Veriut NUK ju nevojitet vizë. Lëvizja është totalisht e lirë.

Agroni dhe Xheri na bënë një tur kaq të bukur duke na informuar për këtë destinacion pikërisht tani që na duhet, në prag të ditëve të nxehta verore. Tani e keni një alternativë të re se ku ti kaloni këto pushime verore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco