U akuzua për të kaluar të errët, reagon Albi për herë të parë pas daljes

U akuzua për të kaluar të errët, reagon Albi për herë të parë pas daljes

19:00, 21/02/2022
A+ Aa A-

Në puntatën e të shtunës të “Për’puthen Prime”, konkurrenti Albi Dhima ka vendosur të largohet nga programi.

Shkak i largimit të tij është bërë përballja e tyre në emision, ku Alesja tha se familja e saj ishte interesuar për Albin dhe kishte mësuar diçka për të kaluarën e tij, ndaj donte t’i jepte fund njohjes pasi thotë se nuk është treguar i sinqertë me të.

Mesa duket, Albi vendosi të largohej pasi nuk kishte shprehur asnjë pëlqim për vajzat e tjera.

Ndërkohë, ditën e sotme, ai ka vendosur të flasë për herë të parë pas daljes lidhur me situatën e krijuar.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Albi ka deklaruar që e shkuara e tij është e pastër, ndërkohë që thotë se sipas tij, koha do të tregojë të gjitha.

“Meqë kam marrë shumë mesazhe lidhur me të kaluarën time për të cilën u hodhën shumë dyshime të pabaza nga vajza në fjalë, dua t’ju them që e kaluara ime është e pastër dhe pa asnjë precedent. Por ishte e vetmja mënyrë për të manipuluar situatën të cilën vet ajo e krijoin dhe tentoi në atë formë të dilte e larë duke hedhur baltë mbi mua. Gjithësesi koha do të flas për të kaluarat dhe të tashmet e gjithësecilit nga ne.

"Respekte dhe shumë faleminderit të gjithëve për përkrahjen, dashurinë dhe mesazhet e panumërta që më keni dërguar. Ju dua",-ka shkruar Albi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin22/02/2022 03:05

Albi po e thellon mosbesimin ndaj tij. Ai ne Prime ne njefare menyre la te kuptohet dicka nga e kaluara e tij dhe refuzoi te fliste, tani eshte i ‘Paster’ dhe koha do ta tregoje?! Ndoshta Alesia kishte te drejte…

Shto koment

Denonco