Kërkoi të dalë nga shtëpia, Donaldi hapet me Egzonën: 'Po humbas veten time këtu brenda'

Kërkoi të dalë nga shtëpia, Donaldi hapet me Egzonën: 'Po humbas veten time këtu brenda'

10:17, 26/01/2022
A+ Aa A-

Intensiviteti i lojës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” si dhe dalja e partneres së tij, duket se ka bërë që Donaldi të ndihet shumë i ngarkuar psikologjikisht.

Këtë gjë ai e ka dëshmuar gjatë kohës së shpeshtë që ka kaluar vetëm, si dhe në deklaratën e papritur ku tha se do donte që ta ndërpriste rrugëtimin e tij në format.

Ndërkohë, edhe mbrëmjen e djeshme, Donaldi ka qenë duke biseduar me Egzonën. Ai është hapur me të duke I folur për gjendjen e tij emocionale.

Ai i tha se ka qenë tepër i shqetësuar dhe madje i është dukur sikur po e humbet veten e tij nën të gjithë vorbullin e situatave që i kanë ndodhur në shtëpi.

Ndërkohë, Egzona e ka ngushëlluar dhe i ka dhënë kurajo duke i bërë thirrje të mos harrojë arsyen për të cilën ai është futur në këtë eksperiencë.

“Me kapi një stres dhe një ankth. Më duket sikur po e humbas veten time këtu brenda”, është shprehur Donaldi.

Mos u dorëzo. Është shumë normale. Kjo është edhe ajo java që ti je shkëputur nga Trixa dhe mendon se çfarë është duke bërë ajo. Mos e harro arsyen për çfarë je futur”, i tha Egzona.

“Ajo arsye po më mban mua këtu”, u përgjigj ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco