Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Adriana Matoshi rrëfen reagimin e prindërve të të dashurit 20 vite më të ri kur zbuluan lidhjen me të

Adriana Matoshi rrëfen reagimin e prindërve të të dashurit 20 vite më të ri kur zbuluan lidhjen me të

13:42, 20/01/2022
A+ Aa A-

Në emisionin e djeshëm të “Goca dhe Gra” ishte e ftuar deputetja dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi.

Ajo ka folur gjatë rreth karrierës së saj si dhe jetës personale, përfshirë kështu sfidat dhe vështirësitë që i është dashur të kalojë.

Aktorja ka rrëfyer se si u ndjenë prindërit e të dashurit të saj Keith Groeneveld  kur morën vesh për lidhjen e tyre me një diferencë shumë të madhe moshe midis njeri-tjetrit.

Adriana tha se ata ishin stepur, për shkak se nuk e prisnin që djali i tyre të kishte një të dashur 20 vite më të vjetër dhe me një vajzë.

Megjithatë, ai ndoqi ëndrrat e tij duke ecur përpara. Ajo u shpreh gjithashtu se edhe shoqëria e tij nuk ka qenë fillimisht dakord.

“Keith ka mendime ashtu siç unë kam tani, ndoshta është edhe gjenerata e tij që mendon për jetën. Ai mamit dhe babit tim i thotë ‘mami, babi’, ndërsa unë akoma nuk  i kam takuar prindërit e tij. Ata janë stepur pak kur e kanë marrë vesh, por ai ka vepruar duke u bazuar në ndjenjat e tij. Edhe shoqëria e tij nuk kanë qenë dakord, ai nuk më ka thënë gjë, por unë e kam kuptuar vetë”,- u shpreh ajo për lidhjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco