Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Klea Huta flet për marrëdhënien me Elgit Dogën dhe si u bë xheloze për Oriola Marashin

Klea Huta flet për marrëdhënien me Elgit Dogën dhe si u bë xheloze për Oriola Marashin

18:05, 02/12/2021
A+ Aa A-

Klea Huta dhe Elgit Doda janë ndër çiftet më të dashur të showbizz-it shqiptar, ndërsa nuk hezitojnë të tregojnë sa shumë e duan njëri-tjetrin.

Moderatorja dhe producenti muzikor, prindër të një djali, kanë treguar se mirëkuptojnë punën e njëri-tjetrit dhe s’janë shumë xheloz në marrëdhënien e tyre.

Gjatë një interviste në “Roped With Olsi”, Klea Huta tha me shaka se “bashkëshorti i saj është shumë xheloz”, dhe se hera e fundit që e ka xhelozuar ishte 18 vite më parë.

"Është shumë xheloz, shumë fare. Nuk e di, aq xheloz është sa ma mori shpirtin. Se di nga i buron, nuk i jap asnjë shkak, asgjë. Shumë xheloz. Rasti i fundit që është bërë xheloz është para 18 vitesh (qesh)”, u shpreh ajo.

Moderatorja u shpreh e aktualisht nuk ka ndërmend të zgjerojë familjen pasi dëshiron të shijojë Krid, “por sigurisht që djali i saj do ketë motër ose vëlla”.

“Kridi nuk do rri vetëm, por për momentin dua të shijoj Kridin dhe motra ose vëllai i tij, të vijë kur të dojë Zoti”, tha Klea Huta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco