Nga kamarier në një yll muzike, reperi shqiptar rrëfen vështirësitë: Më thonin që nuk do të arrish asgjë 

Nga kamarier në një yll muzike, reperi shqiptar rrëfen vështirësitë: Më thonin që nuk do të arrish asgjë 

12:18, 29/11/2021
A+ Aa A-

Në vetëm pak kohë, Bardhi u kthye në një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar.  

Numëron një sërë hitesh me emrat më të njohur të estradës dhe sapo ka publikuar albumin e tij të parë.  

 

Ai shpesh ka rrëfyer për të kaluarën e tij dhe sakrificat që ka bërë për të arritur ku është tani. 

Më parë, reperi ka treguar se përpara se të fillonte me muzikë ka punuar si kamarier, siç ndodh me shumë të rinj në vend.  

 

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, Bardhi u ndal sërish për periudhën përpara se të bëhej një yll në muzikë.  

“Ka qenë shumë problem që të vij deri tek suksesi, muzika e fama. 

Mund të them se kam pasur një të kaluar të mirë inspiruese e motivuese për të arritur diçka në jetë. Kam qenë një nxënës shembullor. Kam mësuar shumë. Kam shkruar tekste që në shkollë fillore, kam bërë rima shumë. Nuk kam pasur mundësi t’i tregoj të tjerëve. Në shkollë të mesme e kam pasur një fazë ku edhe jam bullizuar. 

 

Më kanë thënë se nuk do të mundesh të bësh asgjë. Prej këtu nuk mund të dalësh. Leje këtë ëndërr shko në shkollë. Por, kam punuar shumë. Kam shkuar në studime, kam punuar kamerier. Kam punuar gjithçka për një këngë e videoklip”, u shpreh artisti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco