Lajmi i fundit

Zhduken dy djem dhe një vajzë në Tiranë

Na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por filmat tuaj të preferuar nuk janë aspak siç duken

Na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por filmat tuaj të preferuar nuk janë aspak siç duken

12:40, 25/11/2021
A+ Aa A-

Shumë filma të suksesshëm përgjatë viteve kanë zënë një vend të veçantë në jetën e njerëzve dhe kanë ndryshuar botën e artit dhe kinemasë.

Edhe pse një pjesë prej tyre fitues të shumë çmimeve dhe aq të famshëm sa dialogët dihen përmndësh, në fakt disa filma janë krijuar mbi një ‘gënjeshtër’ të madhe.

Të gjithë kanë qarë në skenën kur Jack mbytet në oqean në filmin Ttitanic, pasi dërrasa ku Rose po qëndronte nuk ka vend për të. 14.

Edhe pse duket sikur ato skena të fundit janë filmuar në oqean, ato në fakt janë xhiruar në një pishinë.

"Forrest Gump” është nga filmat më të vlerësuar në histori dhe Tom Hanks ka treguar në të aftësitë e tij më të mira të aktrimit, por nuk ishte në fakt i bazuar në një histori të vërtetë, pavarësisht nga përshkrimi i filmit të ngjarjeve shumë reale.

Dhe kjo do të thotë se Forrest në fakt nuk ishte pronar i Bubba Gump Shrimp.

Në fakt, zinxhiri i restoranteve nuk ekzistonte deri pas publikimit të filmit.

Mean Girls” mund të jetë filmi më i dashur i shumë vajzave adoleshente, por  Flokët e Rachel McAdams në fakt nuk ishin të lyer – ishin një paruke.

Dhe për të ardhur në fund te filmat e Disney; në realitet, kur Pocahontas dhe John Smith u takuan për herë të parë, Smith ishte 28 vjeç dhe Pocahontas rreth 10, gjë që e bën historinë mjaft ‘të cuditshme’.

Dhe për të gjithë fansat e “ The Princess Diaries”, Gjenovia në fakt nuk është aspak një vend –është i gjithi një trillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco