Rrëfim i rrallë/ Artisti shqiptar rrëfen betejën me lëndët narkotike dhe arsyet e arrestimit

Rrëfim i rrallë/ Artisti shqiptar rrëfen betejën me lëndët narkotike dhe arsyet e arrestimit

14:38, 18/11/2021
A+ Aa A-

Bojken Lako ka qenë ndër emrat më të lakuar javëve të fundit.

Artisti shqiptar u bë kryefjalë e medias rozë pas hyrjes së ish të dashurës së tij në “Big Brother VIP”.


Semi Jaupaj e ka përmendur disa herë Bojkenin duke zbuluar detaje nga bashkëjetesa e tyre.

I ftuar në emisionin “Pikë”, Lako bëri një rrëfim të rrallë për jetën e tij personale.

 

Ai zbuloi se ka qenë i varur nga lëndët narkotike, betejë të cilën e ka kaluar tashmë.

“Kjo është temë shumë delikate dhe theksoj që duhet bërë shumë kujdes. Unë isha me fat, por të rinjtë e sotëm janë më abuziv sesa ishim ne dikur. Duhet të heqin dorë para se gjërat të arrijnë në një pikë pa kthim”, tha ai.

 

Më pas, Bojken Lako zbuloi se lëndët narkotike ishin edhe arsyeja që ai kishte përfunduar në prangat e policisë.

“Nuk e kam treguar kurrë publikisht këtë”, tha artisti duke mos dashur të jap më shumë detaje rreth kësaj historie.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco