Travis Scott vazhdon me shfaqjen edhe pse fansat luteshin që ai të ndalonte

Travis Scott vazhdon me shfaqjen edhe pse fansat luteshin që ai të ndalonte

16:55, 08/11/2021
A+ Aa A-

Para disa ditësh në mediat rozë u publikuan disa pamje tronditëse nga festivali Astroworld i reperit të njohur, Travis Scott ku së paku tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Një grua e cila po merrej me barelë, është hedhur në tokë nga policia në përpjekje për të evakuar disa nga viktimat në shfaqje, ndërsa fansat luteshin që e gjitha kjo të përfundojë.

“Ndalo shfaqjen”, bërtiti një tjetër fanse.

Videoja që qarkullon në Tëitter tregon fansat duke i lutur reperit të ndalojë së performuari dhe duke bëritur ‘ndalo shfaqjen’ teksa pjesëmarrësit e koncertit po rrëzoheshin dhe shtypeshin nga të pranishmit e tjerë.

“Fansat po regjistronin koncertin dhe njerëzit që bënin CPR.

Ata po bërtisnin në grupin e skenës përreth nesh, duke thënë ndaloni koncertin, njerëzit po vdesin.

“Askush nuk dëgjoi”, tha për Rolling Stone infermierja e ICU dhe pjesëmarrësja e koncertit Madeline Eskins.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco