Lajmi i fundit

Meta del nga SPAK: Dum Dumani nuk e shpëton dot Edi Ramën, me aktet e tij kriminale kundër opozitës

Tragjedi e re në Hollivud, gjendet i vdekur një anëtar i stafit të filmit ‘Indiana Jones’

Tragjedi e re në Hollivud, gjendet i vdekur një anëtar i stafit të filmit ‘Indiana Jones’

09:12, 04/11/2021
A+ Aa A-

Një anëtar i stafit të filmit shumë të njohur 'Indiana Jones' i cili po zhvillon xhirimet e serialit të tij të pestë është gjetur i vdekur.

Sipas “The Sun”, bëhet fjalë për një 54-vjeçar të quajtur Nic Cupac, i cili u gjet i vdekur në hotelin ku po qëndronin kineastët në qytetin Fes të Marokut.

 Në informacionet e para thuhet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.

Cupac do të merrte pjesë në një numër kompleks që kërkonte 100 marifete për t'u arritur.

Cupac ka luajtur në disa nga filmat më të mëdhenj të Hollivudit, duke përfshirë Guardian Of Galaxy dhe Solo: A Star Wars Story.

Lajmi tragjik vjen disa javë pas vdekjes së papritur dhe tronditëse të kineastës Halyna Hutchins.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco