Pa grim dhe me sy të fryrë/ Ja si u transformua aktorja pasi hoqi dorë nga alkooli

Pa grim dhe me sy të fryrë/ Ja si u transformua aktorja pasi hoqi dorë nga alkooli

15:04, 02/11/2021
A+ Aa A-

Jassica Simpson ka publikuar një foto të vetes pas katër vitesh.

Ajo ka treguar transformimin që ka pësuar që kur hoqi dorë nga alkooli.

Image

Bashkëngjitur me pozën në fjalë, aktorja shkruan se “versioni” i saj i paraqitur në foto, është një person që ende nuk është shëruar nga traumat e së kaluarës.

“Ky person në foton e realizuar më 1 nëntor 2017, është një version i panjohur i vetes sime. Kisha kaq shumë gjera për të eksploruar te vetja derisa të zbuloja”, shkruan Simpson në foton ku shfaqet pa make-up dhe me sy të fryrë.

Image

“E dija që pikërisht në këtë moment do t’ia lejoja vetes të rimerrte dritën, të fitonte betejën e brendshme të respektit ndaj vetvetes dhe ta sfidonte këtë botë me qartësi të thellë”, shoi ajo.

Aktorja e famshme e dinte se duhej ta linte alkoolin, sepse ishte “e lodhur” nga shmangia e problemeve të saj.

Image

“Doja ta ndjeja dhimbjen. Doja të jetoja si një udhëheqëse dhe të thyeja kufijtë për të ecur përpara, duke mos parë kurrë mbrapa me keqardhje dhe pendesë për çdo zgjedhje që kam bërë dhe që do të bëja për pjesën tjetër të kohës sime këtu, brenda kësaj bote të bukur”,- përfundoi artistja.

Simpson pranoi se kishte varësi nga alkooli dhe pilulat në vitin 2020, kur rrëfeu kujtimet e saj.

Image

Ajo zbuloi se varësia iu shkaktua pjesërisht nga trauma e abuzimit seksual në fëmijëri, që filloi kur ajo ishte 6 vjeçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco