Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Elita Rudi ka takuar ish-të dashurën e Gjikos dhe sapo e tregoi publikisht

Elita Rudi ka takuar ish-të dashurën e Gjikos dhe sapo e tregoi publikisht

12:18, 01/11/2021
A+ Aa A-

Elita Rudi dhe Gjiko janë një nga çiftet më të dashura shqiptare.

Gjithmonë të qeshur dhe pa komplekse, ata nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale detaje nga jeta e tyre e përditshme, qoftë në marrëdhënie me njëri-tjetrin, qoftë me fëmijët e tyre.

 

E kështu ka bërë, moderatorja së fundmi. Ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në “Instastory”, ku i ka ftuar ta pyesin për gjëra që bërë ose që nuk i ka bërë kurrë.

“A ke takuar ndonjë ish-të dashur të Gjikos ndonjëherë?”- e ka pyetur një ndjekëse dhe Elita është përgjigjur “Po”.

 

Ndërkohë e pyetur më pas nëse bëhet xheloze për ish-të dashurat e Gjikos ajo ka thënë se nuk ka arsye. “Pse të jem xheloze për ish-të dashurat e bashkëshortit? Kur ai është bashkëshorti im, dashuria ime?”- ka thënë Elita.

 

Kujtojmë se pak muaj më parë çifti mirëpritën në jetë një vajzë, Botën.

Ata po ashtu janë prindër të një djali, Zëri, dhe Elita ka treguar se nuk ka në plan të zgjerojë më tej familjen. Shumë shpejt ajo do rikthehet në televizion me një projekt të ri pas shumë kohësh shkëputje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco