Tik-tok-ersja pozon në tapetin e kuq, më pas kuptoi se kishte veshur fustanin e gabuar

Tik-tok-ersja pozon në tapetin e kuq, më pas kuptoi se kishte veshur fustanin e gabuar

12:17, 27/10/2021
A+ Aa A-

Tik-tokerJa Tefi Pessoa intervistoi yjet në premierën në Londër të filmit "Dune", dhe më pas zbuloi sikletin e saj.

Në premierën në Londër, ajo ka veshur një fustan elegant, por në mënyrën e gabuar. 

Domethënë, fustani kishte një vrimë në kofshë nga e cila duhej të kalonte këmba.

Megjithatë, Pessoa më vonë kuptoi se kishte veshur fustanin e gabuar.

Pasi Pessoa kuptoi se fustani ishte i veshur ndryshe, ajo zbuloi "turpin" e saj për ndjekësit e saj në një video që postoi në TikTok. 

Kjo video është parë më shumë se katër milionë herë.

"Faleminderit për mbështetjen tuaj, por sapo kuptova se këmba ime duhej të kalonte nga vrima. Isha në tapetin e kuq dhe nuk e dija. Pse nuk mund të vishem? Unë jam një person i rritur. Më falni, mund të vishem vetë, thjesht më jepni një mundësi tjetër”, tha ajo.

Image

Pessoa ka mbledhur më shumë se një milion ndjekës në TikTok me serinë e saj të videove që përshkruan momente të kulturës pop, siç është lidhja e dashurisë midis Robert Pattinson dhe Kristen Stewart dhe udhëtimi i Princeshës Diana për t'u bërë anëtare e familjes mbretërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco