Pas Ed Sheeran, tashmë infektohet me Covid-19 edhe vajza e tij 1-vjeçare

Pas Ed Sheeran, tashmë infektohet me Covid-19 edhe vajza e tij 1-vjeçare

11:08, 27/10/2021
A+ Aa A-

Para disa javësh, Ed Sheeran njoftoi përmes një statusi në Instagram të gjithë ndjekësit në rrjete sociale se është prekur nga Covid-19.

Mirëpo, menjëherë pas infektimit të tij mesa duket ky virus është trasferuar edhe te vajza e saj 1-vjeçare.

“Jam duke u izoluar me vajzën time. Unë kam qenë vetëm me të, pa gruan time, pasi jemi të dy pozitivë. Tani do të kaloj 10 ditë vetëm me të”, tha ai.

Më herët, kur dha lajmin e infektimit të tij ai u shpreh se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca të planifikuara nga shtëpia.

“Hej djema, shënim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për Covid-19,  kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e shëndetësisë. Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të bëj përpara me ndonjë angazhim personal, kështu që do të bëj sa më shumë intervista/performancat e mia të planifikuara nga shtëpia.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco