Këngëtare dhe blogere! Ju prezantojmë me dy banoret që do të bëhen pjesë e 'Big Brother Vip'

Këngëtare dhe blogere! Ju prezantojmë me dy banoret që do të bëhen pjesë e 'Big Brother Vip'

14:59, 26/10/2021
A+ Aa A-

Programi i shumëpritur “Big Brother Vip” ka nisur transmetimin ditë më parë. Pjesë e shtëpisë më të famshme janë 13 personazhe të njohura nga sfera të ndryshme të showbiz-it:

Ilir Shaqiri
Sheila Haxhiraj
Donald Veshaj
Paloma
Beniada Jakic
Sabiani
Semi Jaupaj
Granit Cana
Kledi Hysa
Arjola Demiri
Fifi
Ardit Cuni
Monika Lubonja

E teksa kanë kaluar disa ditë që nga nisja e tij, duket se në spektaklin që do të transmetohet mbrëmjen e sotme do të ketë hyrje të reja. Pritet që do të jenë 2 emra të njohur të tjerë që do t’i bashkohen shtëpisë.

Një ndër banoret që përflitet se do të jetë pjesë e “BBV” është këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit ka qenë duke u përballur me COVID-19.

Po ashtu burime për “Dosja.al” kanë bërë të ditur se fashion-blogerja, Sarah Berisha do të futet në ‘Big Brother VIP’. Ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku paraqet stilin e saj të modës.

Përsa i përket jetës brenda shtëpisë, banorët e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri kanë thyer rregullin kryesor, atë të transparencës me publikun, do të ndëshkohen nga “Big Brother”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco