'Për 100 mijë euro shëtis nudo nëpër Tiranë!'/ Beniada Nishani bën deklaratën e papritur

'Për 100 mijë euro shëtis nudo nëpër Tiranë!'/ Beniada Nishani bën deklaratën e papritur

14:03, 26/10/2021
A+ Aa A-

Beniada Nishani vendosi që të hyjë në shtëpinë e ‘Big Bother Vip’ me një super performancë rrethuar nga disa meshkuj gjysme të zhveshur.

Ajo ka treguar se nuk ka komplekse të tregojë trupin e saj dhe fotot nudo zënë pjesën më të madhe të postimeve në faqen zyrtare të Instagramit.

Ndonëse është mbesa e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit ajo ka rrëfyer se nuk ka qenë aspak e lehtë të krijojë karrierën e saj si modele në Itali dhe të fitojë para.

Ditën e sotme, teksa po bisedonte me aktorin e humorit, Donald Veshajn, Beniada bëri një deklaratë që i habiti të gjithë.

Ajo tha se për të përfituar shifrën e 100.000 eurove është në gjendje të shëtisë nudo nëpër qytetin e Tiranës.

“Çfarë do bëje për 200.000 euro?”,- e pyeti Donaldi.

“Për 200.000 euro?! Unë kam bërë gjithë ato gjëra edhe për më pak sesa kaq. Unë për 100.000 euro mund të dal nudo të shëtis nëpër Tiranë”,- u përgjigj Beniada.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco