Soni Malaj na prezanton për herë të parë me vajzën e saj

Soni Malaj na prezanton për herë të parë me vajzën e saj

13:05, 26/10/2021
A+ Aa A-

Jo më kot populli shqiptar thotë se dardha bie nën dardhë, sepse gjithçka është vërtetuar me kohën.

Soni Malaj dhe vogëlushja e saj, Anna, janë shembulli perfekt dhe këtë gjë sapo na e ka dëshmuar vetë këngëtarja.

Në festën madhështore të 40-vjetorit të lindjes me të afërm e miq zemre, Soni si asnjëherë më parë na prezantoi me të bijën.

Nënë e bijë janë ngjitur në skenë ku kanë kënduar së bashku duke na ëmbëlsuar që të gjithëve.

Kujtojmë se më herët, Soni ka ndarë në rrjete sociale një video të vajzës së saj, Annës, duke kënduar.

Pavarësisht se është ende e vogël, Anna ka një zë mjaft potent e të bukur, gjë që padyshim e ka të trashëguar nga nëna e saj.

Përveçse duhet ta ketë të lindur pasionin për muzikën, Anna me siguri merr edhe leksionet më të mira nga Soni, që më herët ka shërbyer edhe si mentore e talenteve të rinj.

Në këtë video Soni është kujdesur që të mos e publikojë portretin e vajzës së saj dhe më herët ka treguar se ka një arsye të fortë për të mos e bërë këtë gjë. Ajo është shprehur se babait të Annës, Mirkos, nuk i pëlqen publikimi i fotove të saj.

“Ana ka dy nënshtetësi, italiane dhe shqiptare dhe për sytë e tyre unë jam shumë e famshme. Ata nuk e shohin me sy të mirë publikimin e fëmijëve. Kanë ligje të forta në këtë aspekt. Por edhe Mirko e ka me merak dhe unë respektoj edhe dëshirën e tij”, ka treguar Soni disa vite më parë në një intervistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirko luccarelli 02/11/2021 09:35

BUONGIORNO VI PREGHERI DI TOGLIERE IL VIDEO O FOTO CON MIA FIGLIA ANNA IMMEDIATAMENTE DAL VOSTRO SITO VISTO CHE NON C È STATA NESSUNA AUTORIZZAZZIONE DA PARTE MIA DI PUBBLICARLO IN SITI PUBBLICI O RIVISTE .... SE COSÌ NON FOSSE SARÒ COSTRETTO A PROCEDERE PER VIA LEGALI ! JU LUTEM HIQNI NGA FAQJA JUAJ VIDEON O FOTO ME VAJZEN IMA ANNA SEPSE NUK KISHTE AUTORIZIM NGA PJESA IME PER TA PUBLIKUAR NE SITET PUBLIKE OSE REVISTA .... NËSE NUK ISHTE Ashtu DO TË DETYROM TË PROCHOJ ME RRUGË LIGJORE!

Shto koment

Denonco