'Kudo që udhëtoj mbaj me vete hirin e djalit tim të ndjerë', rrëfehet Chrissy Teigen

'Kudo që udhëtoj mbaj me vete hirin e djalit tim të ndjerë', rrëfehet Chrissy Teigen

12:31, 26/10/2021
A+ Aa A-

Chrissy Teigen dhe John Legend humbën fëmijën e tyre të tretë që prisnin të vinte në jetë së shpejti.

Modelja e njohur pësoi hemorragji gjatë lindjes dhe për këtë arsye ajo nuk mundi të linte djalin, të cilin kishin vendosur ta quanin Jack. Asokohë ishte vetë Chrissy që e dha lajmin e hidhur, duke publikuar disa foto të trishta me të voglin në krahë.

Së fundmi modelja ka zbuluar detaje të reja përsa i përket kujtimit të djalit të saj të ndjerë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Teigen tha se udhëton me hirin e djalit të saj të ndjerë Jack.

“Pavarësisht nëse do të shkojmë me pushime apo diçka tjetër, Luna (5) dhe Miles (3) gjithmonë thonë: “Mos harroni fëmijën – Jack”. Dhe pastaj më duhet ta paketoj. Dhe më pas kur arrijmë në vendndodhje, ata thonë, ‘O Zot, ai duhet të ketë etje. Kjo mund t’u duket e çmendur njerëzve, por fëmijët e mi vendosin një gotë me ujë pranë një kutie hiri. Dhe atyre u pëlqen shumë. duke qenë pjesë e saj”, tha Chrissy.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco