'Më sulmuan, nuk e njihja historinë', Balina tregon si u prit në publik deklarata që bëri për Semin dhe Donaldin

'Më sulmuan, nuk e njihja historinë', Balina tregon si u prit në publik deklarata që bëri për Semin dhe Donaldin

12:09, 26/10/2021
A+ Aa A-

Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdini janë dy opinionistët e këtij edicioni në ‘Big Brother Vip’.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në ‘ABC e Pasdites” ku ka treguar se si po ndihet me këtë rol që i është dhënë.

Për Balinën kjo është një eksperiencë krejtësisht e re dhe thekson se këtë format nuk e ka ndjekur më para.

“Unë nuk kam asnjë referencë. Mua ta kem parë aq pak sa mbaj mend turbullt në Londër kur jetoja atje”, tha ajo.

Po ashtu, opinionistja ka treguar dhe momentin kur është sulmuar shumë në rrjetet sociale, pas një deklarate të dhënë për Semin e Donaldin.

“Një nga gjërat që jam sulmuar më shumë, jo kritikuar por sulmuar, është për faktin se është menduar se unë mbështes Semin. Gjatë gjithë kohës kam qenë duke thënë se nuk besoj se Semi me Donaldin kanë një marrëdhënie ose kanë për të nisur një marrëdhënie. Duke mos njohur Donaldin, Semin, Borën dhe as historinë e tyre, mendoja se kishte diçka që fliste më shumë mbi një dashuri jashtë shtëpisë sesa brenda” , u shpreh Balina.

Ndërkohë, e pyetur nëse do të donte që të bëhej pjesë e “Big Brother Vip”, ajo ka thënë se “jo” duke treguar dhe arsyet.

 “Jo, besoj se nuk do ta bëja. Nuk do ta bëja sepse kam impenjime që nuk do t’i lija për një reality show, dhe nuk më përshtatet fare. Të mësohem njëherë si opinioniste”, tha ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco