Pas ngjarjes tragjike, flet bashkëshortja e Alec Baldwin: Jam me familjarët e viktimave

Pas ngjarjes tragjike, flet bashkëshortja e Alec Baldwin: Jam me familjarët e viktimave

11:35, 26/10/2021
A+ Aa A-

Hilaria Baldwin ka thyer heshtjen në lidhje me të shtënat aksidentale të Halyna Hutchins, në të cilën ishte përfshirë bashkëshorti i saj, Alec Baldwin.

Ajo bëri një postim në rrjete sociale gjatë ditës së djeshme duke shprehur ngushëllimet për familjen e kinematografes ukrainase.

“Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu”, nis postimin Baldwin.

“Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”, kanë qenë fjalët e Hilaria.

Reagimi i instruktores së yoga-s vjen pak ditë pasi Alec bëri një deklaratë rreth kësaj ngjarje. Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjen Hutchins dhe vuri në dukje se ishte në kontakt me ta pas asaj që ndodhi.

Drejtoresha e fotografisë vdiq aksidentalisht nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. Në po të njëjtën kohë ishte plagosur edhe regjisori Joel Souza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco