Xhaxhai i saj vrau fotografen gjatë xhirimeve, 'sulmohet' publikisht Hailey Bieber

Xhaxhai i saj vrau fotografen gjatë xhirimeve, 'sulmohet' publikisht Hailey Bieber

11:18, 26/10/2021
A+ Aa A-

Para disa ditësh, një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë xhirimeve në Neë Mexiko me protagonist kryesor, aktorin Alec Badwin.

I vrau aksidentalisht fotografen e filmit si dhe plagosi regjisorin.

Sipas Guardian, aktori vrau drejtoreshën e fotografisë me një armë mbështetëse dhe plagosi regjisorin Joel Souz gjatë xhirimeve të filmit më të ri me titull “Rust”.

Drejtoresha e fotografisë Haileen Hutchins, 42 vjeç, dhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u qëlluan me një armë zjarri të cilën aktori e mendoi të padëmshme.

Alec, ëshët xhaxhai i modeles së njohur, Hailey Bieber ku kjo e fundit nuk ju ka shpëtuar kritikave të mediave online dhe ndjekësve.

Ajo është sulmuar për atë që ka ndodhur për shkak të lidhjes së saj me aktorin.

 Pas komenteve të shumta negative ajo ka reaguar përmes një statusi në Instastory ku ka shprehur hidhërimin e saj për atë që ka ndodhur.

“I dërgoj të gjithë dashurinë time familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese. Lutjet e mia janë gjithashtu me Joel Souza teksa shërohet. Jam zemerthyer për të gjithë ata që u përfshine në këtë tragjedi.”- është shprehur ajo në postimin e saj në Instastory.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco