Lëvizja e Netflix do të zëmërojë familjen mbretërore

Lëvizja e Netflix do të zëmërojë familjen mbretërore

10:59, 26/10/2021
A+ Aa A-

 Netflix, i cili ka shumëfishuar suksesin e tij me pandeminë, po përgatitet të ndërmarrë një hap që do të zemërojë familjen mbretërore britanike.

Sezoni i pestë i serialit 'The Crown', i cili tregon ngjarjet e para ardhjes në fron të Mbretëreshës Elizabeth, do të sjellë gjithashtu një episod të diskutueshëm në ekran.

Sezoni i ri do të shfaqë intervistën e Princeshës Diana në 1995 me Martin Bashir për programin Panorama të BBC. 

Një burim anonim tha për Daily Mail: 

“Krijuesit e The Crown e shohin intervistën si një moment kritik për sezonin e pestë. Kjo është arsyeja pse ata po bëjnë një investim të madh në të”, tha ai.

Martin Bashir, i cili intervistoi Princeshën Diana duke e bindur atë me dokumente dhe pretendime false, u shpall fajtor për shkelje të rregullave editoriale pas hetimit të BBC vite më vonë.

 BBC i kërkoi falje familjes mbretërore për intervistën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco