Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Sara Hoxha 'na qerasi' me foto të papublikuara nga shtatzënia dhe na kënaqi sytë

Sara Hoxha 'na qerasi' me foto të papublikuara nga shtatzënia dhe na kënaqi sytë

09:15, 25/10/2021
A+ Aa A-

Sara Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale.

Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.

Së fundmi Hoxha është pyetur nëse ka ndonjë fotografi që nuk e ka shpërndarë me ndjekësit e saj, gjatë kohës kur ishte shtatzënë.

Bukuroshja i ka surprizuar të gjithë me publikimin e dy fotove super të bukura gjatë periudhës së pritjes së ëmbël.

Duke u përgjigjur kuriozitetit të fansave, Sara ka zbuluar më herët se cila ka qenë sakrifica më e madhe që ka bërë për hir të dashurisë.

“Lashë një pjesë të familjes sime pas për të krijuar familjen time”, është përgjigjur Sara dhe pas këtyre fjalëve të gjitha vajzat kanë gjetur veten.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco