Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Trilioneri i parë në botë! Zbuloni kush po e arrin këtë pasuri marramendëse

Trilioneri i parë në botë! Zbuloni kush po e arrin këtë pasuri marramendëse

11:19, 23/10/2021
A+ Aa A-

Elon Musk, shef i ”Tesla Motors”, mund të bëhet trilioneri i parë në botë me SpaceX.
Musk është tashmë personi më i pasur në botë me një vlerësim aktual prej 241 miliardë dollarësh.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Musk vjen nga kompania e tij e automjeteve elektrike ”Tesla”, por me rritjen e SpaceX në eksplorimin dhe turizmin e hapësirës, ​​është vetëm çështje kohe para se Musk të rrëmbejë etiketën e trilionerit të parë në botë.

Analisti i ”Morgan Stanley” dhe Adam Jones tha se që nga fillimi i tij në 2002, SpaceX “ka sfiduar çdo ide të paramenduar për atë që ishte e mundur dhe afatin kohor të mundshëm, në drejtim të raketave, automjeteve të lëshimit dhe infrastrukturës”.

“Më shumë se një klient na ka thënë se nëse Elon Musk do të bëhej trilioneri i parë … nuk do të jetë për shkak të ‘Tesla’-s.

Të tjerët kanë thënë se SpaceX përfundimisht mund të jetë kompania më e vlerësuar në botë  në çdo industri”, theksoi Jones në shënimin e tij të titulluar” SpaceX Escape Velocity’’.

SpaceX ka transformuar mënyrën se si bota e shikon eksplorimin e hapësirës. Kjo ka të bëjë shumë me SpaceX pasi është kompania e parë që doli me idenë e një rakete të ripërdorshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco