Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Do më mungosh akoma më shumë!’ Ndoshta Beatrix sapo konfirmoi hyrjen e saj në ‘BBV’

‘Do më mungosh akoma më shumë!’ Ndoshta Beatrix sapo konfirmoi hyrjen e saj në ‘BBV’

13:47, 21/10/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka qenë një nga emrat e përfolur se do jetë pjesë e “Big Brother VIP Albania”.

Mirëpo, mbrëmjen e parë ajo nuk u shfaq, e duket se do i bashkohet formatit këtë të premte.

 

Këngëtarja ka pak ditë që ka kaluar Covid-19. Ajo tregoi se ka qenë e izoluar dhe se infektimi i shkaktoi jo pak probleme.

E sipas mediave kjo është arsyeja pse nuk iu bashkua më parë reality showt.

 

Së fundmi ka qenë vetë Beatrix që ka ngritur dyshime se do futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka publikuar një foto të vëllait, Albanit, në Instastory ku shkruan: “Më mungon dhe do më mungosh akoma më shumë!”

 

Albani ndodhet aktualisht në Turqi dhe fraza “do më mungosh më shumë” duket se i referohet faktit që pasi të bëhet pjesë e “Big Brother VIP” ajo nuk do mundet të komunikojë më me të.

Kujtojmë se deri tani nga “Big Brother” është larguar banori i parë, Elhaid Cufi. Sakaq, të premten do largohet edhe banori i dytë mes Palomës, Semit, Arditit e Kleidit që janë në nominim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco