'Meqë i ke qejf xhirot, kalo nga shtëpia ime', Plas keq debati mes Ritvanës dhe Artanit

'Meqë i ke qejf xhirot, kalo nga shtëpia ime', Plas keq debati mes Ritvanës dhe Artanit

13:37, 20/10/2021
A+ Aa A-

 

Ritvana Fetahu, konkurrentja e parë në ‘Përputhen’ u rikthye ditën e djehsme sërish në studio pas një jave mugesë, për shkak të debatit që kishte me Arjan Konomin.

Opinionisti e kritikoi për faktin që është takuar me Argjend Rracin jashtë programit disa herë dhe këto fjalë e bënë Fetahun të ndihej si “gënjeshtare” e të linte studion.

Me rikthinin e saj në studio, rregjia trasmetoi takimin që ajo kishte realizuar para disa ditësh me Artan Shabën.

Në një moment gjatë takimit, Artani i tha Ritvanës: “Hirushja u largua me taksistin”.

Kjo nuk i pëlqeu aspak konkurrentes, e cila nisi ta sulmonte Shabën.

“Në mes të takimit e bisedës, unë po flisja, ai thoshte ‘Hë si më duket hunda?’. Marr shkas nga ajo që the ‘hirushja iku me taksistin’. Po them që në rastin tim me Argjendin, po, isha unë hirushja, por në këtë takim je ti.

"Mua më bezdisi, sepse atë ditë kam qenë vërtetë e mërzitur dhe ky ditën tjetër bën ironi. Unë nuk do ta bëja këtë për ty Artan, do tregoja pak respekt,”- tha Ritvana.

Ndërkohë, Artani iu përgjigj: “Po ti ike dhe ajo nuk ishte ironi. Unë fola për atë që po diskutohej në studio”.

Më pas gjatë takimit, ai tentoi shpesh ta puthte dhe u duk sikur Ritvana u vendos në siklet.

Në pjesën e fundit ai i tha: “Me qenë se i ke qejf xhirot, kalo nga shtëpia ime”.

Ritvana e mori shumë negativisht dhe u largua nga takimi.

Ndërkohë Artani në studio tha se nuk e kishte me tendencë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco