'Kam frikë edhe të flas', Atdheu sqaron njëherë e mirë raportin me Bora Zemanin

'Kam frikë edhe të flas', Atdheu sqaron njëherë e mirë raportin me Bora Zemanin

12:49, 20/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë javëve të fundit një romancë e mundshme midis Atdheut dhe Boar Zemanit ka qenë kryefjalë e mediave rozë.

E gjithë kjo situatë ka ardhur pasi Atdheu ka shprehur hapur pëlqimin për këtë të fundit, madje është shprehur se nëse do të bëhej babi i një vajze do ta quante ‘Nala’, njejtë si Bruna.

Edhe pse dyshja e kanë mohuar, nuk i kanë shpëtuar aludimeve të publikut.

Së fundmi, Atdheu ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën” ku dhe është pyetur për këtë temë.

“Kam frikë edhe të flas, se unë flas gjë tjetër, portalet shkruajnë gjë tjetër”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Ai shtoi se nuk ka frikë nga dikush, por do që kjo histori të mos përflitet më.

“Jam lodhur shumë, pasi edhe Borës i ka nxjerrë probleme kjo puna me mua. Në fillim e kam marrë me shaka e sportivitet por vazhduan shumë”, tha Atdheu.

Kujtojmë se më herët, për të sqaruar zërat, Bora postoi një InstaStory, në të cilën i sqaroi të gjithë:

“Mqs më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video..
Video e “kapjes mat” është hedhur para nja dy muajsh në YouTube dhe prap është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por mqs qënka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat,- u shpreh Bora duke lënë të kuptohet se është single.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco