Feministet padisin organizatorët e Miss France

Feministet padisin organizatorët e Miss France

10:22, 20/10/2021
A+ Aa A-

Konkursi i bukurisë Miss France është kthyer në fokusin e feministeve franceze.

 Shoqata "Osez le feminisme!" ka denoncuar në fakt organizatorët e ngjarjes.

Së bashku me ta edhe tre konkurrentë të cilët nuk u pranuan sepse nuk plotësonin kriteret e përcaktuara me rregullore. 

Por këtë herë, përveç seksizmit, është provuar një mënyrë tjetër: ajo e ligjit të punës. 

Alyssa Ahrabare, një nga zëdhënëset e "Osez le feminisme!" shprehet:

"Çdo vit protestojmë kundër kësaj gare që përhap vlerat seksiste, por që nuk ndryshon asgjë. Prandaj ne kemi vendosur të përdorim ligjin e punës". 

Ndër provat e paraqitura është një intervistë me presidenten e Miss France, Alexia Laroche-Joubert:

"Pjesëmarrësit kanë guximin të lënë mënjanë një muaj e gjysmë të jetës së tyre," tha ajo. 

Dhe këto 45 ditë përdoren për parada, vallëzime dhe prova kostumesh. 

Me pak fjalë, një angazhim i rëndësishëm i cili megjithatë, nuk mbrohet nga asnjë lloj kontrate pune.

Kriteret e aksesit seksist - Pothuajse në sfond vijnë kriteret për qasje në konkurs, të gjykuar si seksiste.

 Rregullorja thotë se pjesëmarrset duhet të jenë të paktën një metër dhe 70 të gjatë, të mos pinë duhan, të mos pinë alkool në publik, të kenë një sjellje "elegante", të mos kenë tatuazhe më të mëdhenj se 3 centimetra, të mos bëjnë ironi për politikën në publik dhe në fund nuk duhet të kenë qenë të martuar ose të kenë fëmijë. 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco