Brenda festës së ditëlindjes së 26-të të Encës në Dubai

Brenda festës së ditëlindjes së 26-të të Encës në Dubai

13:41, 19/10/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja Enca Haxhia, feston sot ditëlindjen.

E lindur më 19 tetori të vitit 1995, këngëtarja mbushi plot 26 vite.

 

Duke qenë se është bërë si traditë që çdo ditëlindje ta festojë në një vend të caktuar, ajo këtë herë ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht në Dubai.

Enca ka publikuar disa pamje në rrjete sociale, ku tregon edhe surprizën që i është bërë nga mikeshat e saj.

 

Ajo shfaqet nën shoqërinë e disa miqve të ngushtë, nga të cilët mori disa dhurata të shumta si dhe i kishin dekoruar dhomën e hotelit me balona e trëndafila.

“Befasia e mesnatës në Dubai”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve të ndarë në “Instastory”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco