Aktorja Jessica Chastain pranoi të luante skenat nudo në filmin e famshëm vetëm me një kusht

Aktorja Jessica Chastain pranoi të luante skenat nudo në filmin e famshëm vetëm me një kusht

20:37, 18/10/2021
A+ Aa A-

Pavarësisht se ndihej komode me skenat nudo në filmin “Scenes From a Marriage”, aktorja Jessica Chastain kishte një kusht të vetëm.

Ajo kërkoi që edhe kolegu i saj, aktori Oscar Isaac, të shfaqej po njësoj.

“Unë thashë që në fillim: ‘Jam rehat me të gjitha skenat nudo, por ato pjesë që do të shfaqen nga trupi im, do të duhet të shfaqen edhe nga trupi i Oscar,“- tha aktorja 44-vjeçare sipas “Page Six”.

Si rrjedhojë, Chastain shfaqet nudo në dush në episodin e dytë, ndërsa Isaac shfaqet nudo në episodin e katërt.

“Unë doja që gjithçka të ishte e ekuilibruar,“- shpjegoi ajo.

Ndërkohë, Isaac pohon se nuk e dinte që skena e tij ishte futur në serial dhe u befasua kur njerëzit filluan të flasin për të në mediat sociale.

“Zakonisht dërgohen skenat për t’u parë, për të vendosur nëse je dakord me to. Por unë e pashë në një laptop që nuk kishte shumë ndriçim dhe nuk e vura re se çfarë po shfaqej. Pastaj e pashë qartë në televizorin e madh,”- tha aktori i “Star Wars”.

Muajin e kaluar, çifti i aktorëve u shfaqën në festivalin e filmit në Venecia. Oscar i dhuroi një puthje në krah Jessica-s, veprim që ngriti dyshimet se mes tyre po lind diçka.

Megjithatë, aktorja postoi në rrjete sociale një fotografi të Gomez Addams të shkëputur nga “The Addams Family”, i cili shfaqet duke puthur krahun e Morticia Addams. Ajo shkroi “12 Shtator,” duke iu referuar datës së publikimit të serive të reja të “Scenes From a Marriage”, filmit ku luan së bashku me Isaac.

Pra aktorët zgjodhën mënyrën e duhur për të promovuar seritë e reja në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias. Isaac dhe Chastain janë miq të vjetër, të cilët janë njohur rreth 20 vite më parë. Aktorët janë të martuar që nga viti 2017 me partnerë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco