Fitoi lirinë pas 13 vitesh, por Britney Spears zbulon se ka frikë nga…

Fitoi lirinë pas 13 vitesh, por Britney Spears zbulon se ka frikë nga…

20:01, 18/10/2021
A+ Aa A-

Pas 13 vitesh kontroll, këngëtarja Britney Spears arriti të fitonte lirinë nga kujdestaria e babait të saj, Jamie Spears.

Sipas artistes, jeta për të tani është “çorientuese dhe emocionuese në të njëjtën kohë”.

“Page Six” raporton se këngëtarja ndihet e frikësuar pas marrjes së kontrollit mbi jetën dhe financat e saj.

“Unë do të jem e sinqertë dhe e pranoj që kam pritur kaq gjatë për të qenë e lirë nga situata në të cilën isha. Dhe tani që ky moment erdhi, kam frikë të veproj, sepse druhem se mos bëj ndonjë gabim!!!“,- tha Spears.

Artistja tregoi gjithashtu se është shqetësuar shumë nga paparacët, të cilët e ndjekin kudo. Një situatë e tillë për të është “bezdisëse”, sepse ata e ‘shoqërojnë’ deri në shtëpi.

“Duket sikur të nxisin të bësh diçka të çmendur“- u shpreh ajo.

Spears shpreh neveri për mënyrën sesi është trajtuar gjatë 13 viteve të fundit të kujdestarisë nga ana e babait të saj. Ajo publikoi në rrjete sociale një foto të pemës së Krishtlindjeve dhe zbuloi se po e feston “shumë herët këtë vit të ri”.

Ylli i muzikës pop ndau para disa javësh në Instagram një mesazh që u drejtohej të afërmve dhe miqve që ishin bashkëpunëtorë në vendosjen e kujdestarisë së babait të saj, Jamie Spears, 13 vjet më parë.

Nëse jeni si familja ime që thotë gjëra të tilla si ‘më fal, je nën kujdestari’… atëherë po mundohen t’jua punojnë”,- shtoi ajo.

Këngëtarja e përfundoi postimin duke shprehur vlerësimin për avokatin e saj Mathew S. Rosengart, i cili, sipas saj e ka ndihmuar të ndryshojë jetën.

Gjatë gjyqit, Britney tha se familja e saj “nuk bëri as gjënë më të vogël“, dhe i tha gjykatëses se dëshiron që t’i padisë ata. Për më tepër, Britney tha se do të donte që babai i saj të akuzohej për abuzim me kujdestarinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco