U shërua nga COVID-19, por Beatrix Ramosaj tani ka një problem shumë të madh

U shërua nga COVID-19, por Beatrix Ramosaj tani ka një problem shumë të madh

19:31, 18/10/2021
A+ Aa A-

Beatrix Ramosaj para dy javësh njoftoi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram se ishte infektuar me Covid-19.

Ndërsa, para disa ditësh, këngëtarja e njohur pas shërimit doli nga karantina, por tashmë ajo përballet me një sfidë tjetër, e që është pesha.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instastory një fotografi ku shprehet se ndihet e dëshpëruar që gjatë gjithë kohës që ishte e prekur nga virusi ka shtuar shumë në peshë.

“Covid më ka bërë depresive duke shtuar peshë si e çmendur. Sot fillova palestrën përsëri dhe e shoh që do të jetë një rrugë e gjatë që të ndihem vetvetja sërish, por shëndeti vjen në radhë të parë. Hap pas hapi”, ka shkruar Beatrix sipër një fotografie ku shihet e shtrirë me një pamje natyrale dhe dukje të thjeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco