Po thyen rekorde botërore, por a do të ketë një sezon të dytë të 'Squid Game'?

Po thyen rekorde botërore, por a do të ketë një sezon të dytë të 'Squid Game'?

18:31, 18/10/2021
A+ Aa A-

Seriali i ri “Squid Games”, i cili është bërë viral ditët e fundit, po bëhet ndër më të ndjekurit e “Neflix” ndonjëherë.

Drama në gjuhën koreane erdhi për herë të parë në shtator dhe eksploron një botë shumë larg ndaj normales, në të cilën një organizatë e çuditshme rekruton njerëz që kanë borxhe dhe ata pastaj duhet të konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse.


ër krijuesin e saj, Hwang Dong-hyuk, ata ishin pjesë e fëmijërisë së tij në Korenë e Jugut.

“Ishte shumë e fortë fizikisht dhe kështu sa herë që luanim dikush lëndohej, i shqyheshin rrobat ose qante. Gjithmonë do të ishte loja e fundit e ditës.”-vijoi ai.

Prodhimi i shfaqjes ishte një përvojë intensive, por kjo nuk e ka hequr plotësisht idenë për të bërë një sezon të dytë.

Seriali i Koresë së Jugut është bërë më i popullarizuari ndonjëherë duke tërhequr 111 milionë fansa.

The Guardian” shkruan se “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende.

“’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.

Më herët, krijuesi i fenomenit Netflix ka shpjeguar sesi stresi i xhirimit të serialit u shfaq në një mënyrë shumë fizike, duke rezultuar që ai humbi gjashtë dhëmbë gjatë punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco