Donaldi gdhend në dru portretin e Semit dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur se kaq

Donaldi gdhend në dru portretin e Semit dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur se kaq

16:39, 18/10/2021
A+ Aa A-

Donaldi dhe Semi janë një nga çiftet më të komentuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për shkak të afrimitet të tyre.

Që nga nisja e këtij programi publiku jashtë priste një raport didi të tensionuar mes të dyve pasi Semi është shoqja e ngushtë e ish-partneres së Donaldit, Bora Zemanit.

Mirëpo, pavarësisht ndarjes së dyshes, Semi dhe Donaldi ruajnë marrëdhënie të mira dhe kanë shfaqur afrimitet shoqëror me njëri-tjetrin. 

Së fundmi, aktori i humorit ka gdhendur portretin e Semit në dru teksa ajo këndonte duke shtuar edhe më tej dyshimet se diçka mes tyre veçse një raporti miqësor mund të lindë.

Sesa i arritur ka qenë, nuk vihet re shumë, por më rëndësi se çdo gjë në këtë rast ka ideja.

Megjithatë, Semi ka bërë të ditur se ai dhe aktori i humorit janë vetëm dy miq të mirë dhe se mes tyre nuk mund të lindë diçka tjetër.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco