Fotot ‘hot’ të Meghan Fox dhe partnerit të saj po bëjnë xhiron e rrjetit

Fotot ‘hot’ të Meghan Fox dhe partnerit të saj po bëjnë xhiron e rrjetit

14:44, 12/10/2021
A+ Aa A-

Meghan Fox dhe i dashuri i saj Machine Gun Kelly kanë tërhequr vëmendjen e paparacëve me pozat provokuese në kopertinën e revistës ‘GQ’.

Ajo ka pozuar nudo e ulur mbi një divan teksa drejton armën në organin gjenital të partnerit të saj.

Aktorja kishte zgjedhur një look krejtësisht natyral më flokët e lëshuara e të çrregullta.

Machine Gun Kelly kishte veshur një palë çizme lëkure të gjata deri tek pjesa e kofshës dhe një xhaketë të gjatë deri në gju.

Në një fotografi tjetër, reperi shfaqet i ulur mes këmbëve të partneres së tij, ndërkohë që ajo mban një telefon të vjetër në dorë.

MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, ekspozoi krahët dhe kraharorin e tij plot me tatuazhe teksa pozonte pa këmishë.

Ndërsa në një tjetër fotografi, Meghan shfaqet me dorën të hedhur rreth qafës së këngëtarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco