Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Inida Gjata (Zhaku): Kam ‘daddy issues’

VIDEO/ Inida Gjata (Zhaku): Kam ‘daddy issues’

16:11, 11/10/2021
A+ Aa A-

Inida Gjata (Zhaku) është padyshim një ndër ikonat e televizionit shqiptar, medias së shkruar dhe të folur.

Kontroverse dhe e drejtpërdrejtë, ajo është kujdesur që të lërë gjurmën e saj edhe kur ishte e ftuar në “Apolitik” me Kelvi Kadillin.

Gjatë bisedës plot rrëfime dhe të qeshura, Zhaku shprehet se arsyeja pse asnjëherë nuk është bërë pjesë e thashethemeve mbi të dashurit, ka qenë sepse ka zgjedhur gjithnjë meshkujt e duhur në krah.

“Jam me fat… Kam pasur marrëdhënie me meshkujt e duhur! Jo vetëm kaq, por me njerëz shumë të veçantë dhe intelektuale të cilët më kanë mësuar shumë.”

Më pas Zhaku vijon të pranojë se ka “daddy issues”, një term në anglisht i cili përdoret për të përcaktuar pëlqimin e dikujt kundrejt meshkujve më të mëdhenj në moshë, të cilët metaforikisht, ndër të tjera, plotësojne boshllëkun dhe komunikimin e munguar me babain.

“E pranoj që kam “daddy issues”. Im atë ka qenë shumë i dashur dhe shumë i mirë me mua por ka qenë më i fokusuar në punën e tij. Më ka munguar një figurë mashkullore me të cilën të komunikoj. Im atë ka qene introvert dhe i fokusuar tek hallet e tij.”

Për më tepër klikoni intervistën e plotë më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco