Çfarë po ndodh në Big Brother? Fifi probleme me shëndetin, shpërthen në të qara

Çfarë po ndodh në Big Brother? Fifi probleme me shëndetin, shpërthen në të qara

21:16, 09/10/2021
A+ Aa A-

Fifi ka probleme me shëndetin në 'Big Brother VIP Albania'. 

Artistja nuk është ndjerë mirë dhe menjëherë të gjithë banorët i erdhën asaj në ndihmë, veçanërisht aktorja Arjola Demiri që ishte në çdo moment afër saj.

“Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka misri me kripë dhe nuk më bëri mirë”- tha Fifi, e cila e përjetoi shumë keq këtë dhe shpërtheu në lot. 

“Nuk ke temperaturë. Je shumë mirë kështu mos u shqetëso”- iu përgjigj Arjola Demiri e cila i qëndron te koka gjatë gjithë kohës.

Image

Ndërkohë Paloma hodhi idenë që në turnin e Fifit për plotësimin e sfidës me bluarjen e kafesë, të gjithë banorët të punonin nga pak.

Image

Përgjatë 100 ditëve të izolimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës, ku do t’u duhet të përballen me sfida aspak të lehta diktuar nga “vëllai i madh”.

Të gjithë në garë për të rezistuar deri në fund dhe për të fituar Çmimin e Madh 100,000,000 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco