Parashikimi për muajin tetor/ Ja për cilën shenjë Jorgo Pulla vë vulën se financat e tyre janë perfekte këtë muaj

Parashikimi për muajin tetor/ Ja për cilën shenjë Jorgo Pulla vë vulën se financat e tyre janë perfekte këtë muaj

13:19, 01/10/2021
A+ Aa A-

Astrologu i njohur Jorgo Pulla ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV, 'Kafe Shqeto' ku ka dhënë parashikimin e tij për muajin sapo kemi hyrë, tetorin. 

Dashi: Kam shumë lajme te mira në fushën ekonomike financiare duke pasur parasysh dhjetë ditët e para të këtij muaji do të kenë ndikime shumë të mira në ekonomi. Ato që kanë probleme me punën ose ndryshime në vend të punës është koha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Në datën 6 tetor kur kemi ndikimin e Hënës në Peshore i jep një mundësi shumë të mirë shenjës së Dashit të marrin vendime të rëndësishme dhe vazhdimësia është ideale. Në fushën shpirtërore problemet që kanë pasur Dash-Peshore, Dash-Bricjap duket se i zgjidhin. Në ekonomi dhe në financa nuk kanë pse të shqetësohen pasi është koha tani për ta.

Demi-  Të shenjës së Demit nuk çahen kollaj por ata që i përkasin kësaj shenjës kanë dy mundësi: e para është në fushën e tyre të ekonomisë sepse janë punëtor të shkëlqyer, por janë pak 'dorë shpuar' harxhojnë më shumë seç duhet por që nuk do ti mungojnë financat këtë muaj sepse është muaj mjaft i mirë për ta në këtë fushë. Por një kujdes të veçantë duhet të bëjnë me çështjet që kanë të bëjnë me ligjin sepse muaji tetor është muaji i ligjit është muaji i marrjeve të vendimeve të mëdha për të gjitha shenjat në fakt por Demi e ka pak më të theksuar në lidhje më këtë çështje. Gjërat janë pozitive dhe jo negative. Në fushën që kanë të bëjnë me çështjet shpirtërore një problem që mund të ketë patur me Shigjetarët me Peshoret do t'i zgjidhin. 

Binjakët: Binjakët kanë ndryshim në fushën e komunikimit në lidhje me disa takime të rëndësishme. Binjakët do të marrin vendime shumë të rëndësishme në fushën e punës sepes kanë Mërkurin në kundërshtim që do të thotë realizon disa gjëra të pa realizuar më parë. Përsa i përket fushës ekonomike dhe financiare edhe pse do ti duhen një shumë parash për investime në fushën e biznesit e kanë mundësinë për ta realizuar. Në fushën shpirtërore duhet të jenë shumë të vëmëndshëm.

Gaforrja: Për Gaforren është një periudhë shumë e mirë tani për ndryshime duke pasur parasysh dhe vendimet që do të marrë Gaforrja në fushën ekonomike financiare. Në fushën shpirtërore duhet të jenë të vëmëndshëm me Ujorin apo me Akrepin megjithëse është një problem që nuk ndikon tek ata. Udhëtimet janë ideale për të shenjës së Gaforres.

Luani: Për Luanët  është njërast ideal unik në fushën e punës sepse do të kenë një ofertë perfekte pas datës 10 tetor dhe mundësitë që ato do të kenë do të arrihet pikërisht tani në këtë periudhë. Në fushën ekonomike financiare edhe pse pak me vonëse është një kohë vendimtare në lidhje me këto çështje. Në lidhje me çështjet shpirtërore Luan-Ujor, Luan-Dash është një moment perfeket sepse shkojnë deri në martesë.

Virgjerësha: Për të gjtihë të kësaj shenje duhet të kenë kujdes në ekonomi sepse është një problem i vogël në këtë periudhë duke pasur parasysh disa kredi duhet pasur pak kujdesh pasi është një periudhë dileme. Por unë them të investojnë se është periudha ma e mirë për të mos bërë gabime dhe koha ka treguar se dinë shumë mirë ti realizojnë gjërat. Në anë shpirtërore në lidhje Peshqit me Bricjapin apo me Binjakët me këto të fundit e rregulllojën çështjen duke shkuar madje deri në martesë. Të pa lidhurit kanë mudësi ti zgjidhin gjërat siç duhet. Ekonomia dhe financat duhet të jenë pak të vëmëndshëm të mos harxhojnë më shumë seç duhet.

Peshorja është shenja e muajit. Ata që i përkasin kësaj shenjë do të përfitojnë në lidhje me disa dokumenta që kanë kohë që i presin ti marrin. Në çështjet ekonomike financiare nuk kanë pse të shqetësohen pasi nuk kanë probleme. Në lidhje me disa çështje që kanë të bëjnë me disa takime pune të mos nxitohen sepse oferta kanë shumë por do t'ja vlej për ata çfarë ata mendojnë për veten e tyre, prandaj të mos nxitohen.

Akrepët:Për Akrepët do të thosha se sado njerëzit flasin pas krahëve, sado njerëzit ti japin oferta të ndryshme, Akrepët rrinë aty ku e kanë menduar dhe e kanë vërtetuar se janë në vendin e tyre në kohën dhe në momentin ideal. Është diçka shumë pozitive madje ideale në zgjidhjet e çështjeve problematike kanë pasur në lidhje me punën. Është një moment perfekt për të arritur në finishin e tyre. Tani do të kenë një ngritje në ekonomi dhe ju takon. Por në anën shpirtërore pak të vëmëndshëm mos të nxitohen. Në lidhje me çështjet e financave më mirë prishet me firmë me vulë nga Jorgo Pulla për Akrepët.

Shigjetarët: Përsa i përket kësaj shenje mund të kenë pasur një problem të vogël ekonomik në këtë periudhë. Por mos të mërziten fare pasi është një moment mjaft i mirë tani për të rrëgulluar çështjet e tyre për t'ja arritur qëllimit pasi shumë çështje madhore do të realizohen siç ato duan. Por nga ana shpirtërore duhet të mos nxitohen me një lidhje që mund të kenë me Virgjëreshën dhe Peshqit të mos arrijnë në konflikte të ndryshme. Në çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë dhe financat stabilizimi është mbas datës 10 tetor gjërat do të jenë shumë herë më mirë sesa janë tani.

Bricjapët kanë dy gjëra kryesore e para duhet të jenë udhëtimet që nuk duhet të nxitohen pasi nxitimi mund t'i prishin punë në një dokumet të rëndësishmë dhe e dyta duhet të jenë më të qartë në atë se çfarë duan të mos bëjnë biseda me njerëz të panjohur se mund ti prishin punë apo gjërat që ata kanë ndër mend të realizojnë. Pra të mbajnë sekrete. Në lidhej me çështjet që kanë të bëjnë anën shpirtërore me Gaforre dhe Peshoren po sidomos me Gaforren janë në rrugën e duhur sidomos dhe lidhjet e reja kanë ndikim shumë të madh. Ekonomia dhe financat edhe pse me vështërsi e cila ka kaluar do ti rregullojë dhe stabilizojnë disa çështje.

Ujorët janë shumë të zgjuar në lidhje me çështjet ekonomike financiare në lidhje me punën dhe me gjërat e reja që ato do të bëjnë pasi është një periudhë shumë e mirë për Ujorët, koha ka provuar se gjërat do të jenë në anën e tyre dhe gjithçka mund të shkojë sipas planeve që ata kanë. Por në anën shpirtërore duhet të jenë të kujdesshëm sepse Ujorët mund të marrin vendime por në kohën e duhur.  Pas datës 11  gjërat do të jenë ashtu siç ato duan. Përsa i përket gjendjes financiare do të kenë një ofertë punë ta pranojnë pas datës 7 tetor atëherë është koha e tyre.

Peshqit përsa i përket kësaj shenje duhet të jenë të vëmëndshëm në çështje ligjore. Nëse munden t'i zgjidhin gjërat sipas planeve të tyre? Po mund ta bëjnë. Në lidhje me një çështje ligjore do të dalin të fituar sado mund të jetë gjyqi i tretë dmth e ka kaluar një fazë ka fituar dikush tjetër por tani është koha e tyre që të vihet drejtësia në vendin e duhur. Diçka e madhe që do t'ju ndodh shenjës së Peshqve është një gëzim në familje, në shoqëri pasi koha tani është për të marrë frenat në dorë për tu mos nxituar në lëvizjet te tyre. Në çështjet shpirtërore juve të shenjës së Peshqeve keni një mundësi të mirë nëse keni pasur një problem me Shigjetarët me Gaforren apo me Virgjëreshën, këni momentin e duhur për t'i zgjedhur tani. Në ekonomi dhe në çështjet e financave vazhdimësia duket e mirë por kujdes në financa mos merrni borxh këte periudhë sepse nuk është koha e duhur, pas datës 25 tetor e tutje bëni çfarë të doni po para kësaj date është me vizë të kuqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco