Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kozaku: S’më shpëtove ti! Reagon Stresi

Kozaku: S’më shpëtove ti! Reagon Stresi

11:30, 25/09/2021
A+ Aa A-

Kozaku hodhi poshtë mbrëmë gjatë lidhjes Live deklaratën e Stresit duke thënë se nuk kishte qenë ai që e kishte shpëtuar nga personat që e rrëmbyen dy ditë më parë. Mbreti i Instagramit tha se në fakt ata e kishin sharë reperin ndërsa iu drejtuar të mos merrte lëvdata kot.

Mirëpo, fill pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i reperit.  Gjatë një lidhje live, reperi thotë se pasi ka folur me një të afërmin e Kozakut, ka kontaktuar personat në fjalë për të mos lejuar që situata të degradojë më tej. Gjatë bisedës, Stresi thotë ndër të tjera:

 “Kam folur me kushëririn e Kozakut, kam marrë direkt në telefon njerëzit dhe jam lutur me thënë të drejtën. Duhet me e ndalur këtë muhabet sonte. Iu bëj thirrje dhe Kozit dhe çunave ndaluni aty, ta mbyllim këtë muhabet për hatër të të gjithëve. Nuk dua që emri im të përmendet më nga sot.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco