Nuk do ta njihni më/ Iva Aliko nga format super s*ksi, tashmë e transformuar, çfarë ka ndodhur me të?

Nuk do ta njihni më/ Iva Aliko nga format super s*ksi, tashmë e transformuar, çfarë ka ndodhur me të?

10:43, 15/06/2021
A+ Aa A-

Iva Aliko pas një mungese të gjatë në televizionet shqiptare, ka qenë e ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv.

 

Fansat e saj menduan se Iva ishte tërhequr nga bota e showbizit, por në të vërtetë ajo i ka kushtuar më tepër kohë një sporti si bodibillding, të cilin ndjekësit e saj nuk duket ta mbështesin shumë.

 

 

Edhe pse ajo njihet si një personazh me forma bombastike, tani nuk do ta shohim më Ivën si më parë pas ndryshimit drastik në trup duke kaluar tek disa forma më ‘mashkullore’.

“Kam pësuar ndryshim të madh fizikisht dhe psikologjikisht, është një ndryshim rrënjësor i jetës time të përditshme”- thotë Iva.

 

 “Zgjimi im është herët në mëngjes, stërvitem mënjanoj daljet në klube dhe lokale sepse më duhet një regjim i veçantë, ndërsa kam një vit e gjysmë që nuk pi më alkool”- tregoi Iva.

 

Aliko, tregoi se e gjitha nisi një ditë në mëngjes kur kuptoi se të punosh për pasionin tënd është diçka shumë e bukur, edhe pse ajo është marrë edhe më parë me palestër por më parë është fokusuar të arrijë forma të tjera nga këto të tanishmet.

 

Pra, mund të themi se Iva e kuptoi pak vonë pasionin e saj dhe duket se ka arritur aty ku dëshironte.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco