Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Lajm i bukur: Ja kush është këngëtari shqiptar që do të hapë ‘Euro 2020’

Lajm i bukur: Ja kush është këngëtari shqiptar që do të hapë ‘Euro 2020’

18:59, 10/06/2021
A+ Aa A-

Të premten, 11 qershor, në orën 21:00 në Romë do të luhet ndeshja e hapëse e “Euro 2020” mes Italisë dhe Turqisë, në stadiumin “Olimpico”.

Lajmi i mirë është se hapjen do ta bëjë një këngëtar shqiptar, dhe ai është as më pak e as më shumë, i talentuari Ermal Meta.

 

Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në “Instagram”, ku i uron shumë suksese skuadrës së vendit ku jeton, Italisë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një shqiptar hap një kampionat të rëndësishëm. Edhe Era Istrefi ka hapur botërorin “Rusi 2018”.

 

Euro 2020 duhet të ishte mbajtur vitin e kaluar, por për shkak të situatës së Covid, u shty për këtë vit. Por pritjes së tifozëve të futbollit i ka ardhur fundi, dhe ndeshjen e parë mund ta shijojnë të premten mbrëma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco