Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Në ditëlindjen e tij, Dojna uron Vlashentin në mënyrën më të bukur

Në ditëlindjen e tij, Dojna uron Vlashentin në mënyrën më të bukur

11:18, 06/05/2021
A+ Aa A-

Dojna Mema dhe Vlashent Sata ngelen një nga çiftet më të dashur për publikun.

Që pas konfirmimit se ato janë në një lidhje, nuk kanë munguar deklaratat e dashurisë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, ishte Dojna ajo qe rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve me një urim të ndjerë në ditëlindjen e gjysmës së saj më të mirë.

Me anë të këtij urimi, ajo zbuloi akoma më shumë për partnerin dhe veten teksa shkroi: 

"Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje. Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të degjoj një kengë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : “E ka fajin soba, ti je për bukuri”. Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj. Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër. Për ty qe në vend të zemrës ke një diell. Te uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë)".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco