Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pse është Brad Pitt në një karrocë?

Pse është Brad Pitt në një karrocë?

10:39, 15/04/2021
A+ Aa A-

 Disa fotografi të aktorit Brad Pitt ku shihet në një karrocë dhe në spital kanë shkaktuar trazira në rrjetet sociale. 

Ylli 57-vjeçar duket mjaft i dëshpëruar, i shoqëruar nga një mjek dhe truproja i tij.

Ndërsa në fillim, fansat e aktorit menduan se mund të ishin fotografi të një roli të ri që ai ka marrë, e vërteta është se Brad vizitoi spitalin për arsye mjekësore.

Por çfarë ndodhi me aktorin e njohur?

Page Six raporton se Brad vizitoi një dentist në një spital në Los Angeles.

Arsyeja e qëndrimit në karrocë është sepse aty ekziston një politikë specifike në spitale që përcakton që të gjithë pacientët duhet të largohen me këtë procedurë dhe të shoqërohen nga një mjek për sigurinë e tyre, në rast se nuk ndihen mirë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco