Ribashkohen gjashtë miqtë më të famshëm në botë

Ribashkohen gjashtë miqtë më të famshëm në botë

17:24, 11/04/2021
A+ Aa A-

HBO Max, shtëpia ku lindi “Game of Thrones”, do të ribashkojë sërish “FRIENDS”, lajmin e ndau faqja zyrtare e serialit “Friends” në “Instagram”.

“Friends: The Reunion do të vijë në HBO Max”.

Ky postim u shoqërua me një sërë fotografish të shkrepura nga skena e xhirimit, të cilat u shpërndanë me shpejtësi në Twitter”.

Në nëntor të vitit 2019 u raportua se Warner Bros Television po planifikonte një bashkim të veçantë të gjashtë miqve më të famshëm në botë, protagonistë të serialit “Friends”.

Pandemia vonoi projektin por megjithatë lajmi u konfirmua nga aktori Matthew Perry, i njohur si Chandler.

Image

“Ribashkimi i “Friends” është parashikuar të ndodhë nga fillimi i marsit. Duket që na pret një vit shumë i zënë para dhe kështu na pëlqen!”, shkroi ai në nëntor të vitit 2020.

Po ashtu, është bërë e ditur se xhirimet e serialit do të bëhen në Stage 24 të Warner Bros me 6 aktorët origjinalë, por nën drejtimin e disa producentëve të rinj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco