Në përvjetorin e vdekjes së Kobe Bryant emocionon Vanessa: Do të vazhdoj përpara ...

Në përvjetorin e vdekjes së Kobe Bryant emocionon Vanessa: Do të vazhdoj përpara ...

09:00, 04/03/2021
A+ Aa A-

Pak më shumë se një vit pas aksidentit tragjik me helikopter ku vdiq bashkëshorti i saj, Kobe Bryant dhe vajza e tyre 13-vjeçare, Gianna, Vanessa shprehet se po bën çmos për të ecur përpara.

“Kjo dhimbje është e paimagjinueshme, por thjesht duhet të ngrihesh dhe të ecësh përpara.

Të qëndruarit në shtrat duke qarë nuk do ta ndryshojë faktin që familja ime nuk do të jetë më e njëjta.

Por, të ngrihem nga shtrati dhe të vazhdoj përpara do e bëjë ditën më të mirë për vajzat e mia dhe për mua.”, tha ajo për “People”.

Ajo thotë se forcën për të vazhduar përpara e gjen tek vajzat e saj, ndërsa shtoi se frymëzimin ia atribuon Kobe-s dhe vajzës së ndjerë.

“Nuk mund të them se jam e fortë çdo ditë. Nuk mund të them se nuk ka ditë kur ndihem sikur nuk mund të mbijetoj.”, pranon ajo.

“Kobe dhe Gigi më motivojnë të ec përpara. Ata më frymëzojnë të përpiqem më shumë dhe të jem më e mirë çdo ditë. Dashuria e tyre është e pakushtëzuar dhe më motivojnë në shumë mënyra të ndryshme”, shtoi më tej Vanessa.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco