Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Artistja shqiptare vlerësohet me çmimin e madh ndërkombëtar

Artistja shqiptare vlerësohet me çmimin e madh ndërkombëtar

22:03, 20/01/2021
A+ Aa A-

“International Classical Music Awards” ka vlerësuar me çmimin e parë, sopranon shqiptare, Ermonela Jahon në kategorinë “Vocal Music” (Muzika Vokale).

Juria është shprehur se karizma dhe aftësia e Jahos i ka dhënë shumë emocione dëgjuesit dhe se zëri i saj i fuqishëm e i ngrohtë është i aftë t’i japë të gjitha nuancat e nevojshme një performance.

Ka qenë vetë Jaho që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një deklarate në rrjete sociale.

Ajo ka shprehur falënderimet e saj për jurinë dhe kolegët që bashkëpunuan me të për të sjellë në jetë një muzikë kaq të bukur.

“Jam shume e lumtur tju lajmeroj se albumi Anima Rara ka fituar cmimin e pare ne kategorine e muzikes vokale nga ICMA (Cmimet Nderkombetare te Muzikes Klasike). Dua te falenderoj ICMA per nderimin dhe gjithashtu te shpreh vleresimin tim ndaj ekipit te Opera Rara dhe kolegeve te mrekullueshem qe bashkepunuan me mua per te sjelle ne jete kete muzike te mrekullueshme.

Kemi kuptuar pergjate kesaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e veshtire eshte qe te krijohet. Ju falenderoj per mbeshtetjen e vazhdueshme. Ju dua te gjithëve”, shkruan Jaho.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Vendi yne 20/01/2021 22:30

    Urime te sinqerta.Je krenari per kombin Shqipetar.Ne bote na e ke ngritur emerin shume larte.Shteti yne duhet te te dekoroj dhe shperblej.Do tregojne vertete qe jane kriminele dhe mosmirenjohes nqse nuk e bejne.Respekt per ty moj vajze

    Shto koment

    Denonco