Arbana Osmani zbulon arsyen e fortë pse nuk poston foto me barkun e rrumbullakosur

Arbana Osmani zbulon arsyen e fortë pse nuk poston foto me barkun e rrumbullakosur

19:14, 15/01/2021
A+ Aa A-

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, në një bashkëpunim ditën e sotme me ndjekësit e saj, i është përgjigjur një ndjekësi që e pyet “ti urren fotot e shtatzënisë”.

Por Arbana ka treguar se nuk i urren fotot, por ka treguar edhe arsyen e fortë se pse nuk poston në rrjetet sociale imazhe gjatë pritjes së ëmbël.

“S’më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë”, u shpreh ajo.

Ajo u bë nënë për herë të dytë në muajin tetor të vitit të kaluar, duke sjellë në jetë fëmijën e parë me Eduart Grishajn, të cilin e pagëzuan me emrin Dielli.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco