Mauro i bën dhuratën e pabesueshme bashkëshortes së tij Uanda Narës

Mauro i bën dhuratën e pabesueshme bashkëshortes së tij Uanda Narës

13:40, 05/12/2020
A+ Aa A-

Bashkëshortja e Maurio Icardit, Uanda Nara së fundmi ka vizituar të afërmit e saj në Argjentinë.

Qëllimi i udhëtimit ishte se ajo kishte kohë të gjatë pa i parë të afërmit e saj për shkak të pandemisë.

Motra e saj Zaira kishte lindur dhe babai i saj ishte i sëmurë.

Por ky udhëtim ishte një dhuratë suprizë nga bashkëshorti i saj, siç tregon ajo vetë në një intervistë.

‘Kjo është hera e parë që largohem nga fëmijët e mi dhe mendova se kjo gjë nuk do të më gëzonte. Por ja ku jam. Realiteti është që 2020 ka qënë një vit shumë i vështirë , për të gjithë natyrisht, jo vetëm për mua. Jam munduar ta kaloj pa shumë stres këtë periudhë, por javët e fundit isha shumë e trishtuar dhe Maurio ishte pak i befasuar sepse unë nuk jam e tillë. Më pas i tregova atij që më kishte marrë malli për familjen time veçanërisht për nipin tim që akoma nuk e kisha parë nga afër. Një ditë erdha në shtëpi dhe Maurio më tha: Të bleva një biletë për në Argjentinë.Është një paradhënie për dhuratën e ditëlindjes – e cila është me 10 dhjetor- pjesën tjetër kur të kthehesh’ është shprehur Uanda.

Gjithashtu Uanda foli dhe në lidhje me përdorimin e photoshopit në fotot e saj.

''Photoshop është një mjet që të gjithë e kemi në majë të gishtave sepse e bëjmë të qartë: nuk është një send luksoz i paarritshëm. Nëse ju pëlqen të retushoni një foto që të duket pak më mirë Çfarë nuk shkon? A është një krim? "

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco