FOTO/ ‘I vetëm në shtëpi’ feston 30 vjetorin e daljes në ekran, si ka ndryshuar jeta e aktorit që luajti Kevin

FOTO/ ‘I vetëm në shtëpi’ feston 30 vjetorin e daljes në ekran, si ka ndryshuar jeta e aktorit që luajti Kevin

18:48, 21/11/2020
A+ Aa A-

A ju kujtohet Kevin ‘i vetëm në shtëpi’? Aktori dhjetë vjeçar, që u bë i famshëm në mbarë botën. 

Kanë kaluar tre dekada që kur një nga komeditë më të njohura u publikua ndërsa sezoni i Krishtlindjeve po afrohej ky film është mjaft i preferuar dhe duket se nuk do të dal kurrë nga moda. 

Macaulay Culkin 40 vjeç, për interpretimin e tij në film, fitoi një nominim për Golden Globe për Aktorin më të Mirë në një Komedi ose Muzikal.

Falë dy serive, Culkin fitoi miliona para dhe ata filluan ta quanin Richie Rich, emri i personazhit të një tjetër hiti të tij më të madh. 

Rreth kohës së filmit të parë “I vetëm në shtëpi”, Macaulay u bë mik me këngëtarin e muzikës pop Michael Jackson dhe më pas u shfaq në  videoklipin " Black or White " në 1991.

Në 2005, në gjyqin e Jackson për abuzim seksual të fëmijëve, Culkin dëshmoi se ai kishte fjetur në shtrat me Jackson, por ai kurrë nuk u ngacmua. Ai i hodhi poshtë akuzat si "absolutisht qesharake". Culkin mori pjesë në varrimin e Jackson më 3 shtator 2009. Culkin është gjithashtu kumbari i fëmijëve të Jackson, Paris Jackson, Prince dhe Michael Jr. 

Por, pak nga pak, aktori po binte në harresë. Në 2004, aktori u arrestua në Oklahoma për posedim të 17.3 gram marihuanë dhe dy substanca të kontrolluara, 16.5 miligramë Alprazolam dhe 32 miligramë Clonazepam dhe u burgos për pak kohë. Ai u la i lirë me kusht dhe bëri një pagesë prej 4000 dollarë. /K/H./Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco