Djali i aktorit të njohur britanik, Nicholas Lyndhurst ka ndërruar jetë në moshën 19 vjeçare.
Archie Lyndhurst, i njohur për rolin e tij "Ollie Coulton", në shfaqjen e humorit "So Awkward", humbi jetën si pasojë e një sëmundje.
I pyetur nga gazetarët, Nicholas u shpreh i pikëlluar nga humbja e djalit të tij.
“Unë dhe Lucy jemi të pikëlluar, por kërkojmë privatësinë dhe respekt”.
Archie e kishte nisur karrierën e tij, që në moshën 10 vjeçe.
Babai i tij, Nicholas i tha BBC në 2013 se Archie kishte trashëguar genet e tij në aktrim. Babë e bir performuan së bashku në një episod të "So Awkward".
Rrethanat e vdekjes së tij thuhet të jenë për shkak të sëmundjes, ndërsa javën e ardhshme kryhet një hetim. /K.H/Syri.net/
© SYRI.net